Ballina Sport Ronaldo shpërthen në lot kur i tregohet një video e babait të...

Ronaldo shpërthen në lot kur i tregohet një video e babait të ndjerë duke folur me krenari për të

Perlotet Ronaldo

Cristiano Ronaldo nuk i ka mbajtur lotët pasi i është treguar një xhirim i babait të tij të ndjerë, në të cilin ai shprehte krenarinë për arritjet e djalit të tij.

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin e Piers Morgan, futbollistit portugez i është lëshuar një video, në të cilat babai i tij, Jose Dinis Aveiro, fliste para fillimit të Kampionatit Evropian të vitit 2004 që u zhvillua në Portugali.

Babai i tij, një ish-ushtar dhe i varur nga alkooli, vdiq nga pamjaftueshmëria e mëlçisë në moshën 52 vjeçare duke mos i përjetuar sukseset më të mëdha të Ronaldos dhe lindjen e fëmijëve të tij.

(Foto: Screenshot/Good Morning Britain/Twitter)

“Nuk e kam parë asnjëherë videon. Nuk e kam parë kurrë këtë video. E pabesueshme”, ka thënë 34-vjeçari i përlotur.

I pyetur se si ndihej kur e dëgjonte babanë e tij duke u shprehur krenar për arritjet e djalit, ylli i Juventusit: “Kam pritur që intervista të ishte argëtuese, por nuk kam pritur të qaj. Mirëpo, asnjëherë nuk i kam parë këto pamje. Nuk e di ku i keni marrë… Më duhet t’ia tregoj familjes sime këto pamje”.

“Vërtet nuk e njoh babanë tim qind për qind. Ai ishte një person i dehur. Asnjëherë nuk kam biseduar me të, të zhvilloja një bisede normale. Ishte vështirë”.

Ronaldo ishte vetëm 20 vjeçar kur babai i tij ndërroi jetë që do të thotë se Aveiro nuk i ka përjetuar momentet më të mëdha në karrierën e të birit, duke përfshirë pesë titujt të Ligës së Kampionëve, pesë Topa të Artë, ‘Euro 2016’ dhe shumë trofe shtetërorë, si edhe ardhjen në jetë të katër fëmijëve të tij. /Telegrafi/

Good Morning Britain

@GMB

‘He doesn’t see me receive awards.’

In an emotional interview, @Cristiano breaks down in tears over the loss of his late father and the fact that he never got to witness his son’s success.

Watch the full interview on @ITV on Tuesday at 9pm.@piersmorgan |

680 people are talking about this

Tags: , , ,
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com