Pas eliminimit nga Kampionati Evropian “Euro 2020” me Portugalinë, Cristiano Ronaldo ka nisur pushimet verore.

Sulmuesi i Juventusit ka harruar eliminimin, derisa po bën pushime luksoze, shkruan FrontOnline.

Ai është duke i kaluar pushimet me të fejuarën e tij, Georgina Rodriguez.

Në rrjetin social “Instagram”, Ronaldo ka publikuar një fotografi, ku shihet në jaht me Georginën dhe fëmijët e tij./FrontOnline/