Ronaldo dhuron 7 milionë euro për Nepalin?

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ka dhuruar 7 milionë euro për të ndihmuar Nepalin që të rimëkëmbet nga tërmeti, raportojnë mediet franceze.
Revista franceze “So Foot” raporton se 30-vjeçari këtë shumë të parave ia ka dorëzuar organizatës humanitare “Save the Children” që është duke i ndihmuar të mbijetuarit e tërmetit që ndodhi muajin e kaluar në shtetin aziatik.
Ronaldo muajin e kaluar nëpërmjet Facebookut bëri thirrje që të dhurohen para për fëmijët dhe këtë ai e shprehi kur pagoi operacionin e një djaloshi 10 muajsh.
Portugezi në vitin 2004 udhëtoi në Indonezi për të ndihmuar të mbijetuarit e viktimave, pasi pa një video në të cilin shihej një djalë i cili kishte të veshur fanellën me emrin e Ronaldos.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT