“Ronaldo dhe Casillas do të largohen nga Real Madridi”

Cristiano Ronaldo dhe Iker Casillas “me siguri” do të largohen nga Real Madridi në fund të sezonit. Kështu mendon ish-portieri i Los Blancos, Agustin Rodriguez.

E ardhmja e Casillas ka qenë objekt spekulimi me muaj të tërë, me Real Madridin që është në kërkim të një portieri të ri, me gjasë David de Gea i Manchester United.

Ronaldo, në anën tjetër, shpesh ka qenë objekt i kritikave javët e fundit dhe duket se pakënaqësia e tij në Santiago Bernabeu po rritet.

“Mendoj se Iker Casillas do të shkojë, sinqerisht. Dhe Cristiano, po ashtu. Jam i sigurt në këtë”, ka deklaruar 55-vjeçari për Radio Marca, transmeton Telegrafi.

“Do ta shohim këtë në lajme të mërkurën e ardhshme”, ka shtuar ai.

Këtë të mërkurë Real Madridi do të përballet me Juventusin në kuadër të ndeshjes së kthimit të Ligës së Kampionëve, ku Los Blancos do të futen me disavantazh 2-1 nga ndeshja e parë.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT