Ronaldo, Benitezit: Mezi pres të punoj me ju!

Shkarkimi i Carlo Ancelottit dhe ardhja e Rafa Benitezit në krye të Realit, spekulohej se nuk i ka pëlqyer Cristiano Ronaldos. Mediat spanjolle shkruanin se Ronaldo ka kërkuar largimin, pas shkarkimit të italianit.

Por këto spekulime i shuan Ronaldo, që ka deklaruar se mezi pret të punoj me një trajner me përvoj si Rafa Benitez.

“Nuk kam punuar kurrë meBenitezin, është një trajner që ka përvojë të madhe. Reali është klubi më i mirë në botë dhe kjo vlen për të gjithë, si për lojtarët ashtu edhe për trajnerët, është një sfidë e madhe të luash këtu.Mezi pres të punoj me të, shpresoj të fitojmë diçka të rëndësishme së bashku, por kam besim dhe do jap maksimumin”, theksoi ylli i Realit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT