Ronaldinjo transferohet në Turqi

 

Ylli i futbollit botëror, Ronaldinjo karrieren do ta vazhdoj në Turqi. Sezonin e ardhshëm Ronaldinjo do të luaj në Superligen turke me Antalyaspor.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i klubit duke bërë të ditur marrëveshjen me brazilianin.

“Kemi arritur marrëveshje me Ronaldinhon. Mendoj se brenda dy ditëve do të bëhet gjithçka zyrtare. Përpos Eto’os dhe Ronaldinhos, kemi edhe një transferim të madh. Kur të bëhet, do ta ‘çmendim’ botën”, ka thënë ai për TRT Spor .

Ditë më parë klubi turk transferoi edhe sulmuesin kamerunas, Samuel Eto’o./Drenicapress/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT