Romani më i ri i Nasi Lerës, shpallet “Më i miri i vitit”

Rudolf Marku është shprehur mbi këtë roman se është shkruar nën një kontroll të admirueshëm artistik. “Të gjithë premtojnë Parisin”, është romani i fundit i shkrimtarit dhe përkthyesit Nasi Lera, një shkrimtar që në këto vite ka provuar me forcë se krijimtaria e mirë letrare është në përputhje me heshtjen fisnike të autorit dhe me të kundërtën e zhurmës spekulative që mbizotëron sot letrat shqipe.

Juria e Panairit Kombëtar të Fierit e ka shpallur romanin më të fundit të shkrimtarit Nasi Lera “Të gjithë premtojnë Parisin”, si “Romani më i mirë i vitit”, për temën që trajton dhe mënyrën që autori ka zgjedhur për ta rrëfyer. Këtë vendim e ka marrë juria e Panairit të Librit në Fier, e përbërë nga akademiku Ali Aliu (kryetar), prof. Jorgo Bulo dhe Hysni Ndreu.

Rudolf Marku është shprehur mbi këtë roman se është shkruar nën një kontroll të admirueshëm artistik. “Të gjithë premtojnë Parisin”, është romani i fundit i shkrimtarit dhe përkthyesit Nasi Lera, një shkrimtar që në këto vite ka provuar me forcë se krijimtaria e mirë letrare është në përputhje me heshtjen fisnike të autorit dhe me të kundërtën e zhurmës spekulative që mbizotëron sot letrat shqipe.

I shkruar si historia e një vajze që ka marrë pjesë në një realityshow (Kështjellari) dhe e dashurisë së saj me shkrimtarin e vetmuar që përpëlitet të shkruajë romanin e vet – një alterego i vetë autorit – romani kthehet gradualisht në historinë e patreguar të tmerrit të realitetit shqiptar, të denatyralizimit të këtij realiteti: personazhet, të gjithë së bashku,kushtëzojnë fatin tragjik të karaktereve të romanit.

Më tepër se në romanet paraardhës të Nasi Lerës, “Të gjithë premtojnë Parisin”, është shkruar nën një kontroll të admirueshëm artistik, qoftë edhe një fjalë e vetme nuk është e tepërt. Karakteret zhvillohen, nuk tregohen. Gjuha është poetike, por kjo nuk e pengon autorin të tregojë tmerre të vërteta. Në të kundërtën, poetikja e prozës e bën brutalitetin më të dukshëm. Dialogu duket se është dhe mjeti më i fuqishëm shprehës i autorit. Një roman i plotë, tronditës, bashkëkohor, tragjik, një simfoni pa asnjë notë të vetme false”- përfundon Marku. /kultplus/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT