Roma vetëm barazime

    Roma nuk po mundet ta gjej fitoren e shpresës, për të qenë në luftë për titull. Skuadra nga kryeqyteti i Italisë barazoi në udhëtim të Chievo me rezultat 0:0, duke u kthyer në shtëpi vetëm një pikë.
    Roma këtë edicion është shndërruar në skuadër të barazimeve, ku vetëm në gjashtë ndeshjet e fundit, ka regjistruar pesë barazime dhe vetëm një fitore.
    Me ketë barazim Roma mbetët tetë pikë pas Juventusit, që ditën e hënë në Torino pret Sassuolon. Roma xhiron e ardhshme në Olimpiko, e pret Samdorian. /Drenica Press/