Roma, tani ka filluar bisedimet për sulmuesin kolumbian Luis Muriel

Sulmuesi i Sampdorias, Luis Muriel është bërë synim i skudrës së Romës, pasi Carlos Bacca sipas të gjitha gjasave do të bashkohet me skuadrën e Milanit.

Drejtori sportiv i giallorossëve, Walter Sabatini, ka vënë kontaktet e para me presidentin e klubit të Sampdorias, Massimo Ferrero, për transferimin e Muriel në Olimpico.

Sulmuesi kolumbian ka një klauzolë prej 25 milionë euro, dhe Roma duhet të paguajë këtë shumë për transferimin e tij.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT