Tekniku i lindur në San Vincenzo aktualisht është i papunë dhe do ta priste krahëhapur një ofertë për të marrë drejtimin e Romës.
Rishfaqet Walter Mazzarri, tekniku 53-vjecar mund të jetë pasuesi i Rudi Garcias në stolin e Romës. Humbja e tretë në kampionat që ishte e para në shtëpi për këtë sezon pikërisht ajo ndaj Sampdorias por mbi të gjitha mesatarja e pikëve në sfidat e fundit që është e njëjtë me atë të skuadrave që luftojnë për mbijetesë kanë bërë që Rudi Garcia të përfundojë në bankën e të akuzuarve. Muaji i mjaltit mes trajnerit francez dhe drejtuesve të Romës tashmë ka përfunduar dhe në verë rrugët e Garcias dhe skuadrës kryeqytetase mund të ndahen.
Në situata të vështira është trajneri ai që paguan dëmet dhe sipas asaj që raportojnë mediat italiane drejtori sportiv i Romës Walter Sabatini po mendon për një emër të njohur në fushën e trajningut për të zëvendësuar 51-vjecarin francez. Është pikërisht emri i Walter Mazzarrit ai që ka përfunduar në axhendën e Sabatinit. Tekniku i lindur në San Vincenzo aktualisht është i papunë dhe do ta priste krahëhapur një ofertë për të marrë drejtimin e Romës. Por nuk është vetëm Mazzarri në listën e Sabatinit pasi drejtori sportiv i Romës po ndjek me vëmendje edhe emra të tjerë. Unay Emery i Sevillas është një nga të preferuarit ndërkohë që lista plotësohet me Maurico Pochetinon e Tottenhamit dhe Roger Schmitd të Bayer Leverkusen./supersport/
- Advertisement -