Roma fiton finalen historike në Conference League, skuadra italiane triumfon ndaj Feyenoordit në “Air Albania”

Roma ka triumfuar në finalen e Conference League.

Skuadra italiane e mposhti Feyenoordin, në finalen e parë historike të këtij kompeticioni.

Zaniolo shënoi golin e vetëm në këtë takim, duke e vendosur rezultatin përfundimtar, 1 me 0, në “Air Albania”.

Feyenoordi u mundua shumë dhe bëri gjithçka për ta barazuar rezultatin, madje duke goditur edhe dy herë shtyllën, por që nuk ia doli dot.

Ky është trofeu i parë për Jose Mourinhon tek skuadra nga kryeqyteti italiane, që do të thotë një tjetër arritje e madhe për trajnerin portugez.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT