OPINION NGA FEHMI RAMA/ ‘’Informata kundër popullit tënd është tradhti, ndërsa informata në dobi të popullit tënd është patriotizëm”
Veprimtaria e shërbimeve të fshehta informative, si veprimtari shoqërore është e vjetër gati sa edhe vetë njerëzimi. Prandaj do të cekë vetëm disa sortie mbi rolin dhe rëndësin e tij në dobi të intersave nacionale të popujve të ndryshëm gjatë historisë.
Sun Xu gjenerali kinez 500 vjet p.e.s, për organizimin e shërbimit të zbulimit thotë: “Udhëheqësit e zotë dhe strategët e mençur veprojnë dhe fitojnë, kryejnë heroizma që ua kalojnë të tjerëve, sepse gjithçka e kanë ditur që më parë. Të diturit që më parë nuk merret nga zotët dhe demonët, nuk merret as me hamendje, as me të përngjarë e as me çfarëdo llogaritje. Njohja e gjendjes së kundërshtarit mund të merret vetëm me anë të njerëzve.”Sipas Sun Xusë, duhet vlerësuar lartë rolin e njeriut që ka ai në zbulim, veq të tjerash citon: Prandaj, për ushtrinë (shtetin, kombin) nuk ka gjë më të vlefshme se sa njerëzit që punojnë në zbulim. Gjatë historisë së njerëzimit përmes logjikës së shërbimeve sekrete, janë realizuar veprime të cilat nuk kanë mundur që t’i realizojnë ushtri të tëra.
Aleksandri i Madh, është një nga figurat më të shquara të lashtësisë, i cili me bëmat dhe veprimtarinë e tij gjeniale, solli ndryshime epokale, kishte një sistem të vërtetë të shërbimit të fshehtë, pushtimi i perandorisë perse brenda vetëm dhjetë viteve, nuk do të kishte qenë e mundur pa një rrjet të organizuar të mbledhjes së të dhënave përpara çdo beteje të rëndësishme, nëpërmjet agjentëve të tij të fshehtë. Në këtë mënyrë arrinte të njihte njësitë e ushtrisë së armikut, gjeografinë e territorit, tendencat politike të popujve.
Romakët filluan të përdornin sistemet informative në kohen e Jul Cezarit, pikërisht gjatë pushtimit të Galisë dhe Britanias. Shërbimi i fshehtë i Cezarit, bënte që ai mos të udhëheqte ushtrinë në rrugë potencialisht të rrezikshme, por të studiuar më parë më së miri mbi vendosjen dhe terrenin, Cezari e udhëhoqi ushtrinë drejt Britanias vetëm pasi kishte mësuar detajet mbi portet, mbi lundrimin, mbi mënyrat e zbarkimit në ishuj. Ky ishte një version modern i mbledhjes së informacioneve parandaluese
Elisabeta I Tudor erdhi në fronin e Anglisë, në vitin 1558, dhe gjeti një vend të dobësuar dhe të izoluar, për t`i përballuar vështirësive politike dhe për t’u mbrojtur nga armiqtë e saj të shumtë, nuk kishte rrugë tjetër veçse të përdorte sistemin e fsheht. Elisabeta, kishte një kryeministër të ndjeshëm ndaj çështjeve të sigurisë, William Churchill, i cili krijoi State Defense (mbrojte e shtetit), një organizëm kompetent si për spiunazhin jashtë vendit, ashtu edhe për kundërspiunazhin brenda vendit. Cherchill do të inauguronte edhe një shërbim të parë të „shërbimit të shifrimit“, si për të bërë të pakuptueshëm për kundërshtarët sekretet që përmbanin letërkëmbimet mbretërorë, përmes zëvendësimit të shkronjave apo futjes së nomenklaturave (fjalë dhe fraza kyçe), ashtu edhe për të deshifruar mesazhet e interceptuar të armikut. Shërbimi do të koordinohej nga njeriu misterioz John Dee, i cili do të firmoste me 007 (00 kishte domethënien që leximi i dokumentit ishte i rezervuar vetëm për sytë e mbretëreshës, 7 ishte numri i tij i preferuar).John Dee 007në Angli preferonte që të vinte në shërbimin e tij të rinj që vinin nga Universitetet e Oksfordit dhe Kembrixhit.
Napoloni thotë:‘’Një informator i mirë është ekuivalent i njezetmijë ushtarë’’.
Rëndesia e shërbimeve informative
Shërbimet informative luajnë një rol shumë të rëndësishëm në analizimin e kërcënimeve të mundshme ndaj sigurisë kombëtare, duke i vërejtur qëllimet e kundërshtarëve të tanishëm ose të mundshëm, parashikimin e krizave të ardhshme, duke informuar në planifikim dhe operacione ushtarake, etj. Shërbimet e inteligjencës janë organizata qeveritare, detyrat kryesore të të cilave janë grumbullimi dhe analizimi i informatave në lidhje me sigurinë kombëtare, grumbullimin shënimeve mbi armikun, informatat e zbulimit duhen të jenë me kohë, relevante, të sakta dhe parashikuese.
Shërbimi sekret gjithmonë është në shërbim të kombit dhe shtetit, mund të jenë individ ata të cilët e keqëperdorin emrin e sherbimit, ku mund të bëjnë dhe ndonjë krim.