Rokulliset kamioni në Korroticë të Drenasit

Vozitësi i një kamioni është lënduar sonte si pasojë e një vetaksidenti në fshatin Korroticë e Lartë, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

Këtë e bëri të ditur për Klankosova.tv Luljeta Mehmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës.

“Sipas të dhënave që kemi nga terreni, sot me datë, 03.12.2021, rreth 17:35 në rrugën nacionale Prishtine-Pejë, në fshatin Korroticë e Lartë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime (vetaksident)”.

“Të gjitha njësitë relevante kanë dal në vendngjarje. Në këtë aksident është lënduar vozitësi i kamionit,” ka thënë Mehmeti.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT