Rodrigues kërkon respekt për Casillasin

 

Vërshëllimat në adresë të Iker Casillasit kanë trazuar jo pak ambientin madrilen, duke u folur për një largim “të dhunshum” për kapitenin pas 15 vitesh nga “Santiago Bernabeu”.
Në konferencë për shtyp para ndeshjes me Juventusin, mesfushori i Realit, James Rodrigues, ka thënë se duhet respektuar Casillasin pasi ai ka bërë shumë për klubin.
“Iker është kapiteni ynë i cili ka fituar shumë me këtë klub dhe duhet respektuar për atë që ka bërë këtu”, ka thënë mesfushori kolumbian.
Për ndeshjen me Juven, Rodrigues tha se duhet luajtur me një intensitet të lartë, për ta mposhtur Juven.
“Ne duhet të luajmë me intensitet të madh. Ne duhet të lëvizim shumë në mënyrë që ata të lëjnë hapësira. Ne bëmë disa gabime në Torino, por edhe Juventusi luajti me intensitet dhe shumë mirë”, ka theksuar Rodriguez.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT