Rodgers: Nuk e shesim Sterlingun

Ylli i Liverpulit, Rahem Sterling, është cak i shumë klubeve evropiane, por Liverpuli nuk dëshiron ta shes atë.
Trajneri i Liverpoolit, Brandon Rodgers ka theksuar se lojtari i tij nuk do të largohet nga skuadra edhe nëse nuk do ta vazhdoj kontratën e tij.
“Raheem nuk do të shkojë askund në verë, edhe nëse deri atëherë nuk arrijmë marrëveshje të re. Ne e kemi bërë të qartë këtë nga fillimi”, deklaroi Rodgers.
Stërling është lojtari më mirë te Liverpuli duke bërë që vlera e tij të rritet në treg, që vlerësohet rreth 50 milion euro.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT