Letërsia angleze filloi me “The Pilgrim’s Progress”, por u desh të kalojnë afro 50 vite të trazuar, duke përfshirë Revolucionin e Lavdishëm, përpara se të bënte hapin e madh përpara.
Autori i këtij guri kilometrik letrar është një njeri i letrave çuditërisht tërheqës, rreth të 60-ave, i quajtur Daniel Foe (ai shtoi “De” për të përmirësuar statusin e vet social), gazetari i njëherë e një kohe, pamfletisti, i zoti për të gjitha llojet e profesioneve, por edhe spiun. Si Bunyan, ai kishte vuajtur në duart e shtetit (i ekspozuar ndaj publikut në shtyllën e ndëshkimit, më pas u burgos.
Romani i tij me famë botërore është një përzierje letrare komplekse. Ai pretendon të jetë një histori, e shkruar nga vetë Kruzoja dhe redaktuar nga Daniel Defoe i cili, në parathënien, në mënyrë ngacmuese shkruan se ai “beson se ajo është thjesht një Histori Fakti; dhe se nuk ka askund një shfaqje të trillimit në të”.
Atëherë, çfarë gjejmë në këtë “Histori”? Robinson Kruzo ka tre elementë që e bëjnë të parezistueshëm. Së pari zëri rrëfyes i të humburit, është peneli i gjenialitetit të Defoe-s. Është emocionues, i panxituar, dialogues dhe i aftë për ndjesi të larta dhe të ulëta. Është gjithashtu shpesh gazetaresk, që i përshtatet stilit të Defoes. Kjo përzierje harmonike e tonit e vendos lexuesin thellë brenda mendjes së të humburit dhe telasheve të tij. Aventurat e tij bëhen aventurat tona, dhe ne i provojmë ato në vetë të parë, si për veten tonë.
Dhe ja ku vjen frymëzimi i dytë i madh i Defoes. Ai vjen me një rrëfim, shpesh thuhet i modeluar sipas tregimit të të humburit në det, Aleksandër Selkirk, që ashtu si si tek Bunyan-i, ndjek një model pothuajse biblik “mëkatimi” (rebelimi rinor), shpagimi (mbytja e anijes), pendimi (mësimet e dhimbshme të izolimit) dhe më në fund shpërblimi (kthimi në shtëpi i Kruzosë). Në kuptimin e rrëfimit, ky është “flori i pastër”.
Dhe e treta, si mund t’i harrojmë personazhet e Defoes? Shkrimtari pionier e kuptoi rëndësinë e bashkëngjitjes së imazheve dhe të paharrueshëm në rrëfimin dhe personazhet e tij. Prempti dhe gjurma e këmbës së tij të famshme në rërë, një nga katër momentet e mëdha në prozën angleze, sipas Robert Louis Stevenson-it; Kruzoi me papagallin dhe çadrën e tij: këta janë bërë pjesë e miteve anglezë. Defoe, ashtu si Servantesi, zgjedh gjithashtu për t’i dhënë protagonistit të tij një goditje anësore. Premti është për Kruzonë, ajo që çfarë Sanço Pança është për Don Kishotin. Dyshet do të rishfaqen regullisht në letërsinë angleze: Jekyll and Hyde, Holmes dhe Warson, Jeeves and Wooster.
Kjo rikthen përfundimisht tek cilësia e Defoes si shkrimtar. Ai ishte profesionisti i kompletuar, me penën zhytur thellë në bojë. Gjatë gjithë jetës së tij prodhoi pamflete, satirë, vargje tregimtare dhe fantazma jetëshkurtra (thuhet se ka përdorur pothuaj 200 emra arti). Ai ishte një njeri që i pëlqente të paguhej për atë që shkruante, jetoi mirë dhe ishte gjithmonë në borxhe. Ai nuk ishte një “romancier letrar”, dhe nuk do ta kishte kuptuar termin, por romani i tij klasik është letërsi angleze dhe është nga më të këndshmet.
Nga fundi i shekullit të 19-të, asnjë libër në letërsinë angleze nuk kishte gëzuar më shumë botime, ribotime dhe përkthime sesa Robinson Kruzoi, me më shumë se 700 versione alternative, duke përfshirë versionet e ilustruara për fëmijë. Termi tani i harruar “Robinsonade” është shpikur për të përshkruar zhanrin e Kruzoit, i cili lulëzon ende dhe u ringjall tani së fundmi nga Hollivudi me fimin e Tom Hanksit, “I Humbur Në Det” (2000).