Rita Ora ka një mesazh për vajzat në Kosovë (VIDEO)

Sot në gjithë botën është shënuar Dita Ndërkombëtare e Vajzave. Kjo datë e rëndësishme është shënuar edhe me një aktivitet në Kuvendin e Kosovës, ku këngëtarja kosovare me famë botërore i ka dërguar një mesazh të gjitha vajzave në Kosovë.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka publikuar mesazhin e Rita Orës dërguar vajzave që ishin për vizitë në Kuvend.

“Pavarësisht se çfarë do të bëhesh, ti mund të zgjedhësh rrugën që do të ndjekësh. Kjo i ndihmon vajzat dhe gratë në Kosovë dhe në gjithë botën të besojnë tek vetja që të kuptojnë se i kanë aftësitë, njohuritë e duhura dhe fuqinë për të zgjedhur të ardhmen e tyre”, thotë Rita Ora.

Osmani ka falënderuar këngëtaren për të cilën ka thënë se shërben si inspirim për shumë vajza në Kosovë dhe gjithë botën.

“Sot në Kuvendin e Kosovës organizuam Ditën Ndërkombëtare të Vajzave. Rita Ora na ka dërguar një mesazh enkas për vajzat e vogla që ishin aty. Faleminderit Rita që shërben si inspirim për shumë vajza në Kosovë e anekënd botës. Krenohemi me ty”, ka shkruar Osmani në videon e publikuar./Express/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT