Risia që sjell Facebook në butonin Like

Facebook është duke u përgatitur për të opsion “reagimesh” që do të lejojë përdoruesit t’i përgjigjen postimeve me më shumë se një “Like”, sipas një raporti nga Engadget.

Faqja ka publikuar sot paraqitjen e risisë. Duke cituar burime të paidentifikuara, Engadget raporton se opsioni i ri do të qarkullonte për përdoruesit në Spanjë dhe Irlandë që të premten.

Raporti ndjek një njoftim të kohëve të fundit nga Mark Zuckerberg, i cili tha se mund të lançohej një buton i ri në Facebook, ku të shprehte ndjeshmërinë.

Facebook ka prezantuar kohët e fundit mjete të reja për t’a bërë më të lehtë për përdoruesit personalizimin e profileve dhe postimeve të tyre.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT