Rinovim kontratash te Ferronikeli

Superliga e Kosovës në futboll këtë vikend ka pushim, por pushim nuk ka te Ferronikeli, që pos stërvitjeve të vazhdueshme, kryesia e klubit ka punuar për t’ia vazhduar kontratat dy futbollistëve, Qemail Elshani dhe Lulzim Doshlaku.
Lajmin e ka konfirmuar faqja zyrtare e klubit në Facebook, duke konfirmuar se Elshani dhe Doshlaku do të jenë të lidhur me klubin nga Drenasi deri në qershor të vitit 2016. Kushtet financiare të kontratës nuk janë bërë të ditura.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT