I lindur në fshatin Rakinicë të Komunës së Skënderaj, jeton në Bergamo të Italisë pothuajse ka mbushur 18 vjet quhet Rinor Durmishaj .
Ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera laborator dentar. Emigroj në moshën e brishtë 3 vjeçare nga Kosova e drobitur nga lufta, një rrugëtim tmerri drejt tokës së premtuar duke i ikur kasaphanës së luftës.
Rinori është fëmija i dytë nga tre vëllezërit (njëri ministër ky patriot) e një familje të ndritur me vlera. Djali i një farmacisti të nderuar, nip i një profesori, një soj i tërë doktorrësh, dekanësh, njerëz të ditur krenari e Skënderajt.
Duke qënë një luftëtar i së vërtetës dua të toniz se përveç heronjëve që ka patur Drenica e i njeh i madh e i vogël në të gjitha trojet etnike, Drenica është dhe një djep i artit e kulturës, humorit, një vatër dijeje, shkence.
Nga komentet e shkrimeve të mëparshme shfaqem si një karakter që vetëm kritikoj e kap gjërat negative të jetës por sonte dua të përmend dhe të krenohem me këto djem e vajza Drenice, “ambasadorët e artit ” ..
Ilir Shaqiri e Korab Shaqiri, Leonora Jakupi, Rasim Thaqi, Adelina Thaqi e shumë të tjerë, ja kanë ngritur lart zërin Drenicës.
Tashmë Rinor Durmishi pjesë e show bizit Shqiptar.
Studenti nga Drenica ka vendosur vjen me këngën e tij të re: “Vitet Studentore” me të cilën do konkurrojë në evenimentin e muzikës moderne: “Top Fest “. Rinori një i ri i talentuar me përvojë në muzikë, pasi tashmë ka performuar me grupin e të rinjve “Rusty Sound” në Itali, por kësaj here ka vendosur të paraqitet solo.
Këngëtari i ri preferon këndimin live me zërin e tij të mahnitshëm i krahasuar shpesh herë me yllin e rrokut John Bon Jovi.
Jo vetëm këndon në zhanrin rok, por është dhe një solist i shkëlqyer në kitarë.
Inteligjenti karizmatik Rinor Durmishi përveq profesionit të tij na dhuron emocione të pa përshkruara me zërin e ti magjik.
Për ne drenicasit është e një rëndësie të veqantë që kënga e Rinorit “Vitet Studentore” të ketë sukses dhe sidomos për të rinjtë me talent , një stimul që të mos heqin dorë nga ëndrrat. Titulli i këngës me një domethënie të madhe, aftësia e këtij të riu me talent për tju rezistuar tensioneve dhe ti transmetojë publikut diçka më shumë se magjia e zërit.
Aftësia për tu prezantuar si duhet në skenë, komunikimi me këngëtarët e tjerë për të mos krijuar antipati e bën Rinorin një vigan që hedh hapa të sigurtë drejt sukseseve të mëdha .
Ai ndoshta nuk ishte nga zërat që bënë bujë në skenën e natës së parë, por ra në sy për zërin e plotë dhe paraqitjen e mrekullueshme skenike i urojmë të shkëlqejë kështu gjer në finale.
Kosova ka plot talentë, vetëm në rrethin tim njoh plot të tillë, por fatkeqësisht ju mungon përkrahja ndaj këtyre yjeve të nesërm.
Të dashur Drenicas, vëllezër, miq , shokë ju ftoj të gjithëve të përkrahim pa limit Rinor Durmishin bilbilin e Drenicës dhe gjithë Shqipërisë e i urojmë këtij bilbili një ditë të vijë të cicërojë në Drenicën tonë.
Drenica është me ty: E ke nënë e të ka djalë!!
Shkruan : Ferat Selimi Oslo Norvegji