Rikthehet Parma, Lila debuton në Seria A

     

    Parma u rikthye në fushë duke lënë mënjanë përkohësisht kaosin që ka përfshirë klubin. Klubi emiljan priti Atalantën në një ndeshje që përfundoi në barazim pa gola. Andi Lila u rikthye në fushën e blertë pas dëmtimit që e mbajti jashtë për rreth dy muaj. Mbrojtësi shqiptar hyri në fushën e lojës në minutën e 77-të në vend të Varelas, duke hedhur përfundimisht pas krahëve atë dëmtim muskular që e mbajti në bokse për një kohë të gjatë.
    Lila nuk luante që prej 14 janarit pasi u dëmtua në minutën e 12-të të sfidës së kupës kundër Cagliarit. Përsa i përket rezultatit të ndeshjes, ky barazim, më shumë se një shtysë për të kërkuar mbijetesën, i jep Parmës një dozë të madhe morali për ta mbyllur sezonin me nder.