Rikthehet moti i ftohtë prej fundjavës, ky është parashikimi për 5 ditët e ardhshme

Në fundjavë pritet të rikthehen temperaturat e ulëta, shkruan Prishtina Weather.

Ky është parashikimi i plotë për 5 ditët e ardhshme:

Deri të premten më ngrohtë e me diell.  Në fundjavë sërish mot i ftohtë, me të reshura shiu, e viseve malore borë.

13.04.2022 – Mot i qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe më i ngrohtë, paraqitet edhe ditëve vijuese, me temperatura që rritën ndjeshëm ditën e premte.

Përgjatë fundjavës, vranësirat fillojnë të shtohen nga dita e shtunë, derisa edhe nga veriu depërtojnë masa të ftohta ajrore, që zbresin temperaturat ndjeshëm nën mesatare. Ditën e shtunë në mbrëmje dhe të dielën kohëpaskohe edhe priten mundësi për reshje lokale shiu, derisa ditën e diel të reshura bore më shumë priten në vise malore. Edhe dita e hënë mbetet e ftohtë, e kryesisht me vranësira, e në zona malore me reshje bore.

Cilësia e ajrit në shumicën e vendit mbetet në vlera të pranueshme, e gjatë ditës kalon edhe në indeks mesatar, me rritjen e koncentrimit të ozonit sipërfaqësor, derisa orëve të mbrëmjes kohëpaskohe kalon edhe në vlera të dobëta shkaku i rritjes së grimcave të materies.

14.04 – Kthjellët dhe me diell, më ngrohtë.

15.04 – Më ngrohtë e kryesisht me diell.

16.04 – Vranësirat shtohen, e pasdite dhe mbrëmje me mundësi edhe për riga lokale shiu, kryesisht përreth viseve malore.

17.04 – Kryesisht vranët e më ftohtë. Kohëpaskohe priten edhe reshje lokale shiu, e vetëm në vise malore borë.

18.04 – Ftohtë e kryesisht me vranësira. Më vonë pasdite përreth zonave malore mundësi për reshje të dobëta bore.

Temperaturat në rritje deri ditën e premte, më pas në fundjavë në rënie. Minimalet me rritje deri në 5C e 7C, e të hënën zbresin sërish në 2C. Maksimalet nga 23C e 25C sa priten ditën e premte, zbresin në 7C e 6C ditën e diel dhe të hënë.

Nga fundjava era frynë edhe mesatarisht e fuqishme nga veriu e verilindja 5-14m/s.

Shtypja atmosferike në rënie përreth vlerave normale deri ditën e diel.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT