Rikthehet ‘Lista Serbe’ në institucione, emërohet Ministri i ri i kthimit

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, emëroi sot Dalibor Jevtiq, në pozitën e Ministrit për Komunitete dhe Kthim. Jevtiq vjen nga Lista Serbe.

Lista Serbe ka njoftuar kryeministrin se do të kthehet aktivisht në Parlament dhe në Qeveri nga data 27 prill 2015, njofton kumtesa nga Kryeministria.

Dje, Kryeministri Isa Mustafa ka pritur në zyrën e tij edhe katër kryetarët e komunave të veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës Veriore, ku janë harmonizuar qëndrimet që këto komuna të miratojnë buxhetet e tyre, në përputhje me ligjet e Kosovës.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT