Soccer Ball in Net

Pritjes i ka ardhur fundi, pasi elita e futbollit anglez, spanjoll dhe atij gjerman do të rikthehen me edicionin e ri. Tre ndër kampionatet më të fortë në botë do të luajnë sonte ndeshjet e para të sezonit 2020/2021.

Në të tre ligat do të zhvillohen nga një ndeshje, ndërsa sfidat e tjera do të luhen të shtunën dhe të dielën. Me stadiumet me kapacitet të plotë, ekipet angleze do të luftojnë për trofeun më të rëndësishëm në ishull.

Debutuesit e Brentford presin në shtëpi Arsenalin, që kërkon ta nisë me fitore sezonin sezonin e ri. Takimi nis sonte prej orës 21:00. Java e parë e kampionatit anglez rezervon një super sfidë mes Tottenham dhe Manchester City.

Sezoni i ri i La Liga-s fillon me përballjen Valencia- Getafe që do të luhet të “Mestalla” (sonte, 21:00). Real Madrid luan në transfertë të shtunën ndaj Alaves, ndërsa Barcelona e fillon sezonin e ri në shtëpi me Real Sociedad.

Ministria e Shëndetësisë në Spanjë ka vendosur që impiantet sportive të mbushen me 40% të kapaciteteve të stadiumeve. Në Gjermani të parët që zbresin në fushë, janë kampionët në fuqi të Bayern Munchen, të cilët luajnë në M’Gladbach, duke nisur prej orës 20:30 të mbrëmjes së sotme.

Fundjavën e 21 dhe 22 gushtit dhe do të nisë edhe Seria A. Në Itali, stadiumet do të jenë të mbushura deri në 50% të kapacitetit dhe për tifozët do të jetë kusht kryesor prania e kartës së gjelbër të vaksinimit.