Rike Roçi konfirmon lidhjen e dashurisë me bokserin shqiptar, zgjedh fjalët plot dashuri për të

Ka kohë që në media përflitej për lidhjen e Rike Roçit me Kristian Prengaj, shkruan GazetaBlic.

Madje ata kaluan dhe Krishtlindjen e këtij viti bashkë, por asnjëherë duke mos pranuar lidhjen mes tyre.

Mirëpo, së fundmi ka qenë vet Rike Roçi ajo e cila i ka dhënë fund njëherë e mirë, duke konfimuar lidhjen e dashurisë me Kristin, e pikërisht në ditëlindjen e këtij të fundit.
Roçi ka publikuar një fotografi pranë Kristit, duke zgjedhur fjalët plot dashuri për të.
“Ti, njeriu me zemrën më të madhe që kam njohur në jetën time… Të uroj që Zoti të ndriçojë jetën tënde duke të udhëhequr gjithmonë në rrugën e lumturisë. Gëzuar ditëlindjen dhe që kjo datë të përsëritet për shumë vite të gjata, të mbushura me paqe gëzim, shëndet dhe suksese. Ta dua shpirtin”, ka shkruar Rike Roçi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT