Riformatimi, peng i demarkacionit

Kryeministri Isa Mustafa as pas dy vjetësh qeverisje nuk ka bërë vlerësim të performancës së ministrave dhe as analizë përkitazi me tkurrjen, të cilën vetë e ka paralajmëruar.

Një gjë e tillë ka qenë kërkesë e ndërkombëtarëve, të cilën e konfirmojnë edhe zyrtarë të partive në pushtet, shkruan sot Koha Ditore.

Por, procesi i riformatimit ka ngecur për shkak të marrëveshjes së demarkacionit, të cilën Qeveria po insiston ta ratifikojë në Kuvend.

Megjithatë, krerët e PDK-së dhe të LDK-së tashmë kanë nisur diskutimet për mundësinë e ndërrimit të disa ministrave dhe fuzionimin e disa ministrive. Së fundi është ministri i Integrimit, Bekim Çollaku, që ka paralajmëruar se do ta braktisë kabinetin Mustafa për t’iu bashkuar presidentit Hashim Thaçi.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT