Ribery nuk arrinë të rikuperohet për ndeshjen e parë ndaj Barcelonës

 

Bayern Munich është shumë i brengosur për mesfushorin Franck Ribery.
Dhe, sipas informatave të fundit nga Munichu, ylli francez do të mungojë së paku në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, të mërkurën në Camp Nou.
Ribery mungon nga 11 marsi kur u dëmtua në ballafaqimin kundër Shakhtar Donetskut.
Skuadra e Pep Guardiolës ka shumë mungesa në mesin e të cilëve Arjen Robben e David Alaba tashmë e kanë përfunduar sezonin.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT