Bayerni u turpërua në sfiden hapëse të pjesës së dytë të sezonit në Bundesligë. Skuadra e Pep Guardiolës u mposht nga Wolsfurgu 4-1, një rezultat befasues dhe turpërues për Bayrenin.
Mesfushori i Bayernit, Frank Ribery, ka thënë në humor se mungesa e tij ishte vendimtare në humbjen e Bayernit.
“Nuk fituam se mungoja unë. Por jam i bindur që do ta kompensojmë ditën e martë në shtëpi”, ka thënë Ribery për Bild.
Të marten Bayernin e pret një ndeshje e vështirë në shtëpi ndaj Schalkes.
- Advertisement -