Rexhep Selimi: Ne nuk merremi me “vija të kuqe e vija të bardha”, ne “ia kemi qit pikën e fitores”

Lidhur me mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë aktuale, i ftuar në emisionin “Pa maskë” udhëheqësi i GP të LVV-së ka deklaruar se tani PDK ka mundësi ta dëshmojë nëse vërtetë është opozitë duke e votuar këtë mocion të iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje

“Ne nuk kemi biseduar jashtë syve të opinionit dhe nuk kemi pse. Por, ne kemi pa në Kuvend që ata (PDK) janë parti opozitare, me qasje opozitare, le ta provojnë vetën se janë të tillë”, ka deklaruar Rexhep Selimi, njofton 24-ore.info.

Ai ka thënë se PDK duhet ta definojë nëse është opozitë apo është për këtë qeveri dhe se tani përmes mocionin të mosbesimit të iniciuar nga Lëvizja Vetëvendosje, ata e kanë rastin të dëshmohen nëse janë opozitë. Madje, Selimi ka thënë se PDK është shprehur se janë pro mbajtjes së zgjedhjeve dhe se për të ndodhur një gjë e tillë, parakusht është rrëzimi i qeverisë.

“Ne nuk kemi nevojë të kemi “vija të kuqe apo vija të bardha”, ne “ia kemi qit pikën”. Ne “ia kemi qit pikën” e fitores. Kështu që aty na keni, te fitorja. Le të flasim pastaj, të diskutojmë, por varet se si do të jetë skena politike në të ardhmen. Do të jetë ndryshe prej asaj që ka qenë deri tash. Prandaj nuk duam të jemi të kalkulueshëm duke përmendur “vija” sepse kësaj here “ia kemi qit pikën”, ka deklaruar Rexhep Selimi në emisionin “Pa maskë”.

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje do të fitojë edhe më bindshëm në zgjedhjet e ardhshme dhe se tashmë si subjekt janë edhe më të motivuar.

Sipas tij, fuqia politike e Lëvizjes Vetëvendosje i ka tmerruar partitë e tjera politike dhe prandaj në Kosovë nuk mbahen zgjedhjet.

“Ata e dinë fuqinë tonë. Andaj, të gjitha subjektet e tjera politike i kanë makth zgjedhjet për shkak se e dinë se kënd e kanë përballë. Ne ia kemi arritur me fitoren tonë që t’i bëjmë të gjithë ata bashkë. Pra, t’i bëjmë ata bashkë si humbës të zgjedhjeve… sidomos në raport me zgjedhjet. Të gjitha partitë politike janë në makth të zgjedhjeve, edhe ato në pushtet, edhe ato opozitare”, ka deklaruar Rexhep Selimi./24-ore.info

- Advertisement -

MË TË FUNDIT