Revista botërore, fut Shqipërinë në listën e vendeve që duhet vizituar (foto)

Business Insider ka bërë një artikull ku tregon arsyet përse duhet vizituar Shqipëria.

Artikulli ka cilësuar Beratin si xhevahirin e Shqipërisë, ku veçon arkitekturën e miksuar të këtij qyteti. Sipas tyre, Berati ka një shkrirje interesante të influencës turke dhe asaj komuniste. Një tjetër vend që ja vlen të vizitohet është Parku Kombëtar i Valbonës, i cili ofron alpinizëm dhe kamping fantastik, shkruan ‘Anabel’.

Më pas Business Insider shkruan për Liqenin e Komanit i cili ofron një pamje fantastike të “Bjeshkëve të Namuna”, për Himarën dhe Jalën të cilën e quan “Ibiza e Shqipërisë”. Akomodimi në këto vënde nis nga 20 dollarë për natë dhe çdo vend ofron ushqime karakteristike të cilat nuk mund t’i gjeni kudo. Ndërkohë që Tirana, sipas tyre është ndoshta qyteti më unik i Europës.

“E rrethuar nga pamje fantastike të maleve dhe detit të kaltër, Shqipërisë nuk i mungon asgjë për të qenë një mrekulli, që nuk është kthyer ende në një vend reference për turistët. Shqipëria po bëhet një pikë e vogël në hartë për turistët nga gjithë bota dhe është një vend i këndshëm si për syrin ashtu edhe për kamerën.”

Burimi: Business Insider

- Advertisement -

MË TË FUNDIT