‘Respekt si për një motër’, Lei Kraja reagon pas refuzimit të Robertit

Moderatorja e sportit Lei Kraja ka dhënë shpesh deklarata të ndryshme për Robertin duke e shprehur hapur pëlqimin ndaj tij. “Roberti është i gjatë, i bukur, vetëm me qenë e verbër mos ta shoh”, është shprehur mes të tjerash ajo.


Mirëpo deklaratave të saj iu dha fund këngëtari para pak kohësh, i ftuar në emisionin “Ëake up”. Ai u shpreh se e sheh moderatoren thjesht si një motër dhe asgjë më shumë. “Respekt si për një motër”, u shpreh Roberti.


Pas deklaratës së tij, ka reaguar dhe Lei. E ftuar në emisionin “Bluetooth”, ajo ka treguar se e sheh Robertin vetëm si një shok të mirë, duke mos i përmendur deklaratat e mëparshme.


“Besoj që tashmë është bërë shumë e qartë për të gjithë që kurrë s’kemi pasur diçka bashkë. Habitem realisht kur dyshojnë njerëzit. Roberti është një shok shumë, shumë i mirë”, tregoi moderatorja.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT