Reshjet e vazhdueshme të shiut dhe borës kanë shkaktuar ngritje të nivelit të ujit në Drenas, transmeton drenicapress.info

Lidhur me këtë, komuna e Drenasit ka bërë të ditur se si pasojë e kësaj gjendje, ura e dëmtuar në lagjen Avdyli në Dobroshec është bërë e pakalueshme.

Po ashtu, si pasojë e vërshimeve që kanë përfshirë vendin këto ditë, në vazhdimësi po dëmtohen urat.
Ekipet përkatëse emergjente janë në vendin e ngjarjes dhe po monitorojnë situatën.

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë njofton qytetarët se pas rënies së nivelit të ujit në bashkëpunim me akterë tjerë do të merret me sanimin e gjendjes që banorët të mos kenë vështirësi në qarkulllimin e tyre.
Njoftojmë qytetarët se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe kompania po kujdeset për pastrimin e tyre. /DrenicaPress/