Reshje të dendura në Tiranë, vështirësohet qarkullimi rrugor (Video)

Kryeqyteti i Shqipërisë, Tiranë, në orët e pasdites të së mërkurës është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut, ku si pasojë ka patur probleme në disa akse rrugore në qytet.

Si pasojë e bllokimit dhe përmbytjes së disa akseve rrugore nga reshjet, është shkaktuar trafik i rënduar, sidomos në akset rrugore në kryeqytet.

Reshjet kanë përfshirë pothuajse të gjitha lagjet e Tiranës, duke përfshirë edhe zonat periferike.

Nga informacionet paraprake të autoriteteve lokale, mësohet se nuk ka dëme në njerëz apo materiale.

Ndërkohë reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë edhe disa qytete të tjera të Shqipërisë.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/583949138396879/

- Advertisement -

MË TË FUNDIT