Rënia e madhe ne betejën e madhe

Nga Adnan Sogojeva  Bashkeluftare i dëshmorit
Ne 16 vjetorin e renies se dëshmorit  Ferid  Esat  Curri
Luftëtar i Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci” ZOD.
Feridi ne trupin e tij pati rreth 40 cope te hekurit qe i kishin mbetur ne trup nga shpërthimi i granatës e cila shpërtheu jo me larg se gjysme metër larg vendndodhjes se tij ne istikam… Pas plagosjes kishte një problem me te madh se dhimbjet e mëdha qe ia kishte shkaktuar granata. Problemi ishte se një cope e granatës ia kishte bere te paafte për funksionim shuplaken e dorës se djathte dhe Feridi brengosej se nuk do te mund te luftonte me. Ajo ishte dhimbja me e madhe për te se gjithë ai hekur qe i kishte depërtuar ne trup.
“Kur thonë se lindi djalë, thonë se Kosovës i’u shtua edhe një pende edhe një pushke”
Jeta e vështire e bace Esatit dhe dëshira e tij qe një dite ta shoh Kosovën te lire, nuk kaloj pa u reflektuar edhe tek djemtë e tij. Tre djemtë e tij, Mexhidi, Feridi dhe Petriti do te jene pjese e historisë, histori qe do t’i përkasë historisë me te lavdishme te popullit shqiptar te Kosovës te shkruar paralelisht Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Teme e rrëfimit tone është vetëm njeri prej tyre, Ferid Curri e quanin i lindur 10.10.1974.
Feridi qysh ne moshe  te re kishte kuptuar jetën e vështirë socio-ekonomike e politike qe po mbretëronte ne Kosove. Ishte viti 1989 kur Feridi regjistrohet ne shkolle te mesme, vit ky gjate te cilit Kosovës i’u mor me dhune Kushtetuta e saj, i thoni Kushtetuta e 1974. Viti 1993 Feridin e gjene ne bankat universitare, ne Fakultetin Teknik, por jo ne Universitet, por ne kushte te vështira neper objekte e shtëpi private te Prishtinës. Ishte e gjithë kjo situate e vështirë e cila rendonte mbi supet e çdo shqiptari. Edhe Feridi si djalë i ri për nga mosha por me pjekuri te madhe, filloi te krijoi vizioni e tij se si do dukej një dite Kosova e lire dhe e pavarur.
Protestat studentore te 1 tetorit 1997 Feridin do ta gjejnë ne mesin e mijëra studenteve te Universitetit te Prishtinës te cilet kërkonin te drejtën elementare te tyre, te drejtën e shkollimit ne mënyrë te lire ne objekte universitare. Një gjë te tille Feridi nuk do ta përjetoj kurrë.
Marsi i vitit 1998 ishte viti me i vështirë qe përjetoi populli shqiptar ne dekadën e fundit. Vrasjet nga me mizoret te fëmijëve, grave, te moshuarave, te rinj e te rejave nga forcat paramilitare-ushtarake serbe, vetëm sa e përshpejtuan idenë e te rinjve shqiptar se vetëm me pushke ne dore Kosova do te mund te çlirohej një dite. Edhe Feridi si shume te rinj nuk mundi te qëndronte indiferent e te mos ishte aty, ne mesin e mijërave shoke e shoqe tij, te cilët do te kapnin armët ne dore dhe me nje trimëri hyjnore te bënin qe një dite ta shpinin jashtë trojeve shqiptare armikun me mizor qe përjetoi Kosova dhe jo vetëm, ushtrinë dhe policinë serbe.
Ne qershor te vitit 1998 Feridi tregon interesim qe te inkuadrohet ne radhët e UÇK-se. Mungesa e armeve e shtyu atë qe aktivitetin e tij te drejtpërdrejt si ushtare i UÇK-se, ta beje me 02.09.1998. Feridi,  s’bashku me vëllanë e tij Petritin behën pjese e Brigadës 114 “Fehmi Lladrovci”, Zona Operative Drenice, ku s’bashku me mbi 50 ushtare tjerë do te veprojnë ne fshatin Grabovc i poshtëm afër minierës se Bardhit komuna Fushe Kosove. Vëllai tjetër i tij Mexhidi do te inkuadrohet ne radhët e UÇK-se, ne Zonën Operative te Llapit.
Ne nëntor te vitit 1998 organizohet shkuarja ne Shqipëri per furnizim  me armatim, qe ishte mungese e madhe ne ate kohe te vështirë për Kosovën. Nga togu i Grabovcit ne Shqipëri për furnizim me armatim marrin rruge tani dëshmori i kombit Ferid Curri dhe bashkëluftuari Shaban Berisha.
Komandanti i Feridit, Abedin Sogojeva (Komandant Dini) tashme i ndjere evokonte kujtime për bashkeluftarin e tij dhe njëherësh krahun e djathte te tij gjate bisedave për figurën e Feridit, “Kishte një urtësi te një mendimtari, përgatitje fizike te nje atleti, gjithmonë i gateshem qe ne momente lufte te tregonte karakterin e tij prej nje luftari te pa shoq…! Një djalë me vizion te qarte për te ardhmen e vendit, për bashkimin e shqiptareve, një djalë qe rënia e tij, kujton komandanti, kishte lene zbrastesi te pa zëvendësueshme”.
Feridi mori pjese ne te gjitha betejat e rëndësishme qe beri UÇK-ja ne pjesën ku ai operonte. Intensiteti i betejave vetëm sa shkonte e rritej, për shkak te luftimeve tona te përditshme me forcat serbe. Luftimet dita ditës ndryshonin, asnjë beteje me nuk i përngjante te kaluarës.
Beteja e 14 prillit e vitit 1999 do te mbahet shume gjate ne mend dhe do te shkruhet ne analet e historise per te lavdishmen Ushtri Çlirimtare e Kosovës. Beteja e14 prillit është dëshmia se UÇK-ja ne Grabovc ishte mire e organizuar, e vendosur, e pathyeshme dhe ushtaret nen komandën e Abedin Sogojeva (Komandant Dini) ishin te gatshëm te vdesin, por jo te lëkundën nga pozicionet e tyre.
Dite e kobshme te 14 prillit qe ne mëngjes kemi vërejtur se do te sulmoheshim, komandanti jep urdhër qe duhet te rezistohet dhe mos te lëkundemi nga pozicionet tona. Komandat Dini, urdhëroi qe ushtaret te zënë pozicionet duke ndare ne grupe. Grupin e pare e përbënin Komandant Dini, Aliu, Fidaimi, Afrimi, Hyseni, Mirsadi, Fikriu, Petriti, Adnani, Milaimi, Xhevati….! Grupin e dyte e udhëhiqte komandanti i skuadres Arsim Sogojeva me një numër ushtaresh, ndërsa grupin e trete e udhëhiqte komandanti i skuadrës Ali Berisha e qe e përbënin ushtaret si Lirim Jakupi, Vullnet Ibishi, Shabani, Fehmiu, Bujari, Agimi, Xhelili e ushtare tjerë. Arsye e ndarjes ne grupe ishte sepse ishim te rrethuar dhe pritej te sulmoheshim nga te gjitha anët. Po ashtu pozita gjeografike e Grabovcit, afër minierës se Bardhit ishte jetike për ushtrinë  dhe policinë serbe qe te na thyenin dhe te na largonin nga pozicionet tona. Shume tentativa te ushtrisë serbo-sllave kishin dështuar dhe kësaj here nga ajo qe shihej, forcat serbe ishin te vendosura qe me çdo çmim ta na thyenin dhe te merrnin pozicionet tona. Familjet qe ishin me ne u larguan ne pyll, ku kishim disa strehimore te improvizuara.
Rreth orës 7:00 te mëngjesit forcat serbo-sllave filluan sulmin me gjithë artilerinë e tyre nga te gjitha anët, si minahedhës te gjithë kalibrave, topa, tanke e artileri te shumta te renda…! Granatimet jo qe nuk pushuan gjate tere ditës por te jepnin përshtypjen se jane rafalë automatike. Pas granatimeve, bombardimeve te shumta, mesyen këmbësoria qe te futen ne pozicionet tona. Rezistenca e forcave tona ishte e pashoqe, djemtë nuk trembeshin, luftonin këndonin, por assesi te lëkundeshin nga pozicionet. Luftohej ne te gjitha anët, ashtu si ishin orkestruar sulmet barbare serbe. Ne pamundësi qe te thyhemi, forcat serbe tentojnë qe nga ana e Grabovcit te epërm te hynë ne pozicionet tona. Ajo pjese nuk ishte e mbuluar nga forcat tona. Komandat Dini posa vëren këtë tentative te forcave serbe, jep urdhër qe Xhevati, Petriti dhe Adnani te zëmë atë pike dhe te pengojmë edhe atë tentative te armikut  qe te futen ne pozicionet tona. Komandanti here pas here lëvizte ne pozicione te ndryshme për te pare ushtaret se si rezistonin, papritmas vëren se nga pozicioni i Feridit nuk hapej zjarr. Afrohet afër dhe vëren se afër Feridit kishte rene një predhe e minahedhësit dhe e kishte plagosur rende, Feridi nuk kishte problem plagët e shumta, por shqetësim kryesor kishte se a do mund te luftoj me, pasi qe plagët ishin te shumta. Gjate kësaj beteje plagoset dhe bashkëluftuari Fidai Berisha… Qe dhimbja te jete me e madhe ne pozicionet ku ishim ne, plagoset edhe vellau i Feridit, Petrit Curri. Ne pozicionet ku ishim ne, na eshte bashkuar edhe Dr. Ridvan Krasniqi i cili ne momentin e plagosjes se Petritit i jep ndihmën e pare, e tërheqim ne pyll Petritin, s’bashku me Xhevatin por ne nuk ishim ne dijeni për te plagosurit tjerë. Pas një kohe sjellin ne gjendje shume te rende edhe Feridin, ku doktori mundohet me pak mjetet qe kishte te ekzaminoj dhe te ndaloj gjakderdhjen. Plagët ishin te shumta, Feridi ishte plagosur rende dhe vetëm një djalë siç ishte Feridi mund te përballonte plagët e shumta. I ndamë te dy vëllezërit, qe mos te dinin njeri për tjetrin qe ishin plagosur. Te dy pyesnin për njeri tjetrin, situata ishte shume e rende, luftimet vazhdonin, përballja edhe me te plagosur ishte sfide ne vete.
Dr. Ridvan Krasniqi do përshkruante kështu situatën e krijuar:  ç’ishte kjo pyeta vetveten? Vetëm sa kisha mjekuar Petritin, e tash para vetes kam plagët e vellaut te tij Feridit! Vija e frontit shtrihej gjithandej, valle sado te jete bilanci i ditës se sotme? Feridi kishte shume plage ne trup, thuajse ne cdo pjese te trupit, deri te amputimi i gishtërinjve te dorës se djathtë. Kurrë ne jetën time, nuk kam hasur ne nje njeri te tille, me aq karakter te forte, qëndrim stoik ndaj plagëve. Kishte gjithë ato plage ne trup, përmbahej me fuqi te jashtëzakonshme, nuk rënkonte, përkundrazi u thoshte shokëve se ai do bënte me mire dhe do kthehej ne vijen e frontit. Nje ndjenje e përzier me kishte mbërthyer ne kohen sa qendroja pranë Feridit. Isha edhe mjek pranë pacientit, por edhe shoku pranë shokut. Madhështia konsistonte ne faktin se si profesionist u gjeta aty ku duhej dhe ne mesin e gjithë atyre njerëzve te mrekullueshëm. Diku rreth orës 10:00 te 15 prillit, Feridi bie ne agoni, gjendje nga e cila nuk do te kthehet me ne mesin tone, ai po merrte rrugën e te zgjedhurve. Për 24 ore rresht kishte bere lufte ne dy fronte; me dhimbjet nga plagët dhe me gjendjen e luftimeve ne front. Ne ora11:35, luftëtari i lirisë Ferid Curri, mbylle sytë përgjithmonë.
Ne anën tjetër, familja e Feridit ishte depërtuar përtej kufirit shqiptaro-shqiptar, ata ishin vendosur ne qytetin e Burrelit. Bace Esatit dhe nene Halimes ju mbërrin lajmi ne Burrel, për luftimet e ashpra qe ishin bere ne Grabovc, po ashtu marrin lajm se dy djemtë Feridi dhe Petriti ishin vrare ne përballje me forcat çetnike. Lajmi ishte shume  i rende, familja e bace Esatit ne Burrel hape te pame për te  dy djemtë e vrare ne luftën e lavdishme te UÇK-se. Familjen e vizitojnë mijëra njerëz, nga Kosova, Shqipëria, mundohen qe te ndajnë dhimbjen me familje. Bace Esat dhe nene Halimja, tregojnë një karakter te forte, ishin krenare qe kishin bere djem qe vdesin për atdhe.
 Fatmirësisht lajmi për vdekjen e dy djemve ishte gjysme i vërtetë, pasi qe me te përfunduar lufta, familja e Feridit kthehen ne Kosove dhe kuptojnë qe vetëm Feridi kishte rene dëshmor, ndërsa Petriti vetëm ishte plagosur.
Nene Halimja rrëfen, se edhe pse kishin marre lajmin për dy djemtë qe kane vdekur, kishin hapur edhe t’pame, ajo rrëfen se; thelle ne zemrën time kisha ndjenjën se Petriti nuk kishte vdekur dhe se është gjalle.
Ferid Curri vdiq me 15.04.1999, nga plagët e shumta te marra. Ne kushte shume te vështira lufte u varros ne Grabovc, qe te zhvarroset pas luftës dhe te varroset ne varrezat e dëshmorëve ne Prishtine. Pas vdekjes se tij Universiteti i Prishtinës, studentit Ferid Curri ndau diplome nderi te Fakultetit Teknik, si dëshmor i kombit.
Ai u nda nga ne fizikisht, por vepra e tij e beri atë te pavdekshëm.
I qofte i lehte dheu i Kosovës. Lavdi gjithë dëshmorëve te Kombit.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT