Kreu i KF Prishtinës dhe biznismeni i njohur kosovar, Remzi Ejupi, sot ka dorëzuar në QKUK 15 mijë testet e pranuara para pak javësh.

Kështu njoftoi para pak çastesh klubi i kryeqytetit përmes faqes zyrtare të rrjetit social “Facebook”, përcjell GazetaBlic.

Përveç tij, aty ishin edhe pronarët e “Ecolog” dhe AWR Abbruch”. Gjithsesi, s’kishte si të mungonin drejtuesit e institutit dhe ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj.