Rekordi i dekadës/Mbi 100 milionë € fitimi i bankave kosovare për 10 muaj

Bankat komerciale në Kosovë sivjet kanë shënuar fitime rekorde, kryesisht për shkak të shërbimeve të shtrenjta por edhe nga normat e interesit, raporton portali
Front Online.

Sipas raportit të fundit (tetorit 2021) të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), fitimi neto i bankave komerciale ka arritur 100.1 milionë euro.

Sipas BQK-së, norma efektive e interesit në kreditë bankare është 6%, përderisa norma mesatare e interesit në depozita është 1.2 %.

Përndryshe, bankat komerciale në Kosovë kanë 3506 të punësuar, ku nga gjithsej 11 banka komerciale që operojnë në vend, 9 prej tyre janë me kapital të huaj dhe dy me kapital vendor.