Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me COVID-19 në Kosovë. Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 12 mijë e 666 mostra, nga të cilat 2 mijë e 279 kanë rezultuar pozitive, përcjellë Drenica Press.

Si pasojë e infektimit me koronavirus, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 8 persona.

MSh ka njoftuar se deri më sot 234 mijë e 731 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 18.287.

Në krahasim me dje, numri i rasteve të reja është rritur për 29, ndërsa numri i viktimave është rritur për 4.

Kujtojmë se kohëve të fundit në Kosovë, për çdo ditë po thyhet rekord i ri i rasteve të reja.