Rekord i rasteve me COVID-19 t

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit, në Kosovë janë regjistruar 3206 raste pozitive me COVID-19.

Pozitiviteti i rasteve për ditën e shtunë është 26,97%.

Sipas njoftimit, ky rezultat ka dalë nga testimi i 11,883 të dyshuarve për koronavirus.

Ndërkohë, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Numri i rasteve aktive ka arritur në 15,245, ndërkaq numri i të shëruarve gjatë 24 orëve të fundit ishte 357.

Sa i përket vaksinimit, me dozë të dytë deri tani janë vaksinuar 799,939 persona, me dozë të tretë 7,866 dhe me dozë përforcuese 44,143 persona. Ndërkohë, numri total i dozave të administruara deri më tani është 1,742,039.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT