Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Skenderajt ka mbajt takimin e dytë.
Gjatë takimit që u kryesua nga Berat Dajaku- kryetar, e ku i pranishëm ishte edhe Sokol Hoxha -shef i Sektorit për Mbrojtje dhe Shpëtim, u diskutuan një varg pikash që kanë të bëjnë më fushë veprimtarin e këtij komiteti, i cili më vendimin e kryetarit Bekim Jashari, është vendos si trupë e rregullt e komunës.
Hartimi e planit të punës për këtë vit, ishte pika e cila me së shumti zgjoi interesimin e anëtarëve të pranishëm, ku edhe pse u dhanë shumë propozime të qëlluara, u vendos që ai të miratohet pasi ta mblidhen informata shtesë nga tereni të cilat si propozime, të sjellën me shkrim.
Pos kësaj, Komiteti miratoj propozimin e zyrtarit Sokol Hoxha, që asamblesë t’i dërgohet rekomandimi që të përkrahet inicimi i disa projekteve, që do të shërbejnë si preventive kundër fatkeqësive të mundshme natyrore, siç janë vërshimet nga Lumi Klina. /Drenica Press/