Regjimi vazhdon bombardimet në Siri, raportohet për të vdekur dhe të plagosur

Nga sulmet ajrore, të ndërmarra në qendër të qytetit sirian, Idlib dhe në rajonin Eriha, zona këto të kontrolluara nga opozita, në veriperëndim të vendit, kanë humbur jetën 15 civilë dhe janë plagosur 28 të tjerë.

Abdulkerim Ahdar, një prej zyrtarëve të mbrojtjes civile në Idlib, deklaroi se avionët luftarakë të regjimit të Esadit kanë ndërmarrë sulme ajrore ndaj vendbanimeve civile në qendër të Idlibit.

”Si pasojë e sulmeve kanë humbur jetën 15 persona dhe janë plagosur 28 të tjerë”, tha ai.

 

- Advertisement -

MË TË FUNDIT