Refuzon 12 milion euro rrogë vjetore!

Se Paris Saint Germani, Manchester United dhe Real Madridi nuk e kanë problem ofrimin e pagave të majme për të bindur futbollistët që veshin fanellat e tyre kjo dihet.

Por se ka futbollistë që refuzojnë milionat për dëshirat e tyre, kjo është e pakt. I tillë është Ilkai Gyndogan që refuzon oferten e ardhur nga Franca, PSG.

Sipas medieve gjermane, oferta është prej 12 milion eurosh në sezon për mesfushorin, por dëshira e tij është që të luajë në një kampionat prestigjoz dhe jo në Francë.

Turko-gjermani, në fakt, pret një telefonatë nga Barcelona ose Manchester Junajtidi, dy klubet të cilat i preferon që të vazhdoj karrieren pas Borussia Dortmund.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT