Refuzon 10 mijë USD për t’u takuar me Neymar

10 mijë Dollarë në xhep apo një takim që mund të ndodhë njëherë në jetë me superyllin e Barcelonës, Neymar? Përballë kësaj dileme është gjendur një vajzë e re amerikane e quajtur Rhiannon Conelley, e cila pa u menduar dy herë la paratë për t’u takuar me idhullin e saj. 16-vjeçarja kishte fituar një kompeticion nga i cili do të fuste në xhep plot 10 mijë Dollarë, por në të njëjtën kohë kishte planifikuar udhëtimin në Spanjë. Pasi refuzoi ofertën joshëse, Conelley u nis menjehërë në fluturim drejt Europës për të ndjekur Barcelonën në Camp Nou dhe qershia mbi tortë në këtë eksperiencë ishte takimi për pak çaste me Neymar.
“Ishte bukur të shikoja një ndeshje në Europë dhe të ndiqja Neymar nga afër. Për mua ishte eksperienca më fantastike që kam kaluar. Doja të takoja Neymar dhe kjo vlente më shumë se 10 mijë Dollarë”, ishin këto fjalët e 16-vjeçares Conelley pas çasteve që kaloi me brazilianin.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT