Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se para pak çastesh ka shpërthyer gypi i ujit me diametër fi 600 mm në Komunën e Drenasit.

KRU “Prishtina”, ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes për sanimin e defektit dhe se ne në të njejtën kohë janë duke u realizuar punime teknike në qendër të Drenasit, ndërrimi i gypave të azbestit.

Andaj, konsumatorët e komunës së Drenasit do të kenë reduktime të ujit gjatë ditës së sotme.

“Njoftim për konsumatorët e komunës së Drenasit

Prishtinë , 16 korrik – Të nderuar konsumatorë të komunës së Drenasit, ju njoftojmë se para pak çastesh ka shpërthyer gypi i ujit me diametër fi 600 mm.

Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes për sanimin e defektit.

Në të njejtën kohë janë duke u realizuar punime teknike në qendër të Drenasit, ndrrimi i gypave të azbestit.

Andaj, do të keni reduktime të ujit gjatë ditës së sotme.

Ju falënderojmë për mirëkuptim!”, thuhet në njoftim