“Realief Islamic”, edhe 300 pako me ndihma për familjet skamnore

 

Rreth 300 pako me gjëra ushqimore u janë shpërndarë familjeve nevojtare të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Komunën e Mitrovicës.

Këto ndihma kanë ardhur  si rezultat i punës së vullnetarëve jashtë vendit dhe atyre brenda qytetit të Mitrovicës, në kuadër të aksionit të organizuar nga Shoqata bamirëse “Relief Islamic”.

Fatma Zariq, nga kjo shoqatë, tha se një shumë e mjeteve janë mbledhur nga vullnetarët e Mitrovicës, gjatë një muaji të zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme.

“Kjo është vetëm faza e parë e shpërndarjes së ndihmave në muajin e bekuar të Ramazanit, ndërkohë që ne do të vazhdojmë me aktivitetet tona në mënyrë që të mbledhim sa më shumë mjete për tu ndihmuar familjeve nevojtare”, tha Zatriqi.

Sipas saj, aksione të tilla janë duke u zhvilluar edhe në komunat e tjera, ku vullnetarët e secilës komunë mbledhin mjete për tu ndihmuar familjeve me gjendje jo të mirë materiale të komunës së tyre.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT