Reali ultimatum Ramosit

 

Pas Iker Kasijasit, edhe Serxho Ramos është një futbollist në dalje nga Reali i Madridit. Mbrojtësi spanjoll ka krisur çdolloj marrëdhënieje me presidentin Florentino Perez dhe destinacioni i tij më i mundshëm është Mançester Junajtid.

Ndërsa pala angleze ka nisur të vërshojë me ofertat e saj, e fundit kap shifrën e 50 milionë eurove, “galaktikët” kanë bërë të ditur se ndaj Serxho Ramosit nuk do të zbatohet klauzola e tij prej 200 milionë eurosh, por kushdo që kërkon futbollistin 29-vjeçar duhet të paguajë 90 milionë euro.

Dhe, pavarësisht pakënaqësive dhe mosmarrëveshjeve të shumta që mund të kenë këta lojtarë, trajneri Rafael Benitez, në bashkëpunim me “bosin” e tij Florentino Perez, u kanë dhënë një ultimatum të pakënaqurve si Iker Kasijas dhe Serxho Ramos që të gjejnë një skuadër deri më 11 korrik, kur është planifikuar edhe grumbullimi i skuadrës, ose në rast të kundërt, ata do të mbeten te Reali i Madridit.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT