Reali sot e bleu, menjëherë dëshiron ta shes!

 

Real Madridi ka zyrtarizuar transferimin e Alvaro Moratas nga Juventusi për 30 milion duke shfrytëzuar.

Futbollisti i Real Madridit, Alvaro Morata është dëshira e madhe e Arsenalit, por menaxhmenti i madrilenëve nuk është i gatshëm ta lëshojë sulmuesin 23-vjeçar për më pak se 68 milionë euro.

Sipas “Evening standard”, Arsenali nuk është i gatshëm të paguajë aq dhe në rast se drejtuesit e “klubit mbretëror” nuk vendosin ta lëshojnë çmimin, plotësisht do të kthehen drejt sulmuesit e të Lionit, Alexander Lakazet.

Përveç Arsenalit, interesim të madh për Morata, i cili pas dy sezoneve të kaluara në Juventus, është kthyer në “Santiago Bernabeu”, ka treguar edhe Çelsi.

Sulmuesi spanjoll gjatë dy sezoneve të kaluara te “Zonja e vjetër” ka luajtur 93 ndeshje, ka shënuar 27 gola dhe ka fituar dy tituj dhe dy Kupa të Italisë.

Me Realin ka të fituar titullin në Primera, dy Kupa të Mbretit dhe trofeun në Ligën e Kampionëve.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT