Reali shënon një “rekord” të çuditshëm

Real Madridi ka thyer një “rekord” të ri sa i përket garave europiane, pas barazimit pa gola në “Vincente Calderon” kundër Atletico Madridit. Për Los Blancos, kjo është hera e parë që ata barazojnë pa gola në një garë europiane dhe padyshim se kjo ecuri 8-vjeçare ishte e mrekullueshme për skuadrën e Ancelottit. Real Madridi duhet të mposhtë Atletico Madridin në “Santiago Bernabeu” në mënyrë që të marrë biletën për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve dhe ta vazhdojë rrugën për mbrojtjen e këtij titulli.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT