“Reali nuk kishte fat”

Carlo Ancelotti beson se Real Madridi ishte i pafat ndërsa ka shtuar se sonte e ka pritur një Juventus të tillë.
Ndeshja e parë e gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve përfundoi 2 me 1 për Juventusin dhe Realit i duhet fitorja për tu kualifikuar në finale.
“Juventusi bëri presion në pjesën e parë dhe ne patëm disa probleme të cilat u bënë edhe më të mëdha kur ata u kthyen në formacionin 3-5-2”, ka thënë Ancelotti për Sky Sports.
“Ne ishim të pafat në golin e dytë. Patëm fat të keq kur goditëm shtyllën. Ndërsa presioni ndaj Pirlos krijoi shumë hapësira në mesfushë për lojtarët tjerë. Por them se ky ishte Juventusi që kam pritur”.
- Advertisement -

MË TË FUNDIT