Reali e ofron Casillasin te Tottenhami

Tottenhami është duke u lidhur seriozisht me një transferim të Iker Casillasit.

Mail on Sunday shkruan se Real Madridi e ka të siguruar David de Gean dhe kështu tash po kërkon një klub për Casillasin i cili nuk dëshiron të largohet.

Casillas nuk do të dëshironte po ashtu që të qëndronte nëse do t’i thuhej se e ka vendin e dytë, teksa tash Reali ka gjetur skuadrën ideale.

Besohet se mbretërit kanë kontaktuar Tottenhamin, ku i është bërë me dije klubit londinez se mund ta kenë portierin legjendar të tyre për një shumë të konsiderueshme të hollash.

- Advertisement -

MË TË FUNDIT