Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka thënë se nuk do ta ketë të vështirë ta zgjedhë formacionin për ndeshjen ndaj Barcelonës.
“Formacioni për këtë takim nuk do të jetë shumë i vështirë për mua pasi nuk do të ketë shumë befasi”, tha Ancelotti pas fitores ndaj Levantes.
Për El Clasicon Ancelotti ka kërkuar nga lojtarët që të japin më të mirë në fushë.
“Ne duhet të japim më të mirën tonë në përballjen kundër Barcelonës në Camp Nou. Ajo do të jetë një ndeshje më ndryshe sesa ndeshjet tjera”, përfundoi tekniku italian.
Barcelona-Real Madrid luhet të dielen prej orës 21:00 në Camp Nou. Diferenca në mes klubeve është një pikë, me Barcelonën ne krye të La Ligës.
- Advertisement -